Grantet (donacione) janë burime financiare ose resurse që ndihmojnë individët, bizneset fillestare, bizneset ekzistuese dhe organizatat për të zhvilluar projekte, aktivitete ose qëllime të caktuara për të përmirësuar cilësinë e mallrave dhe shërbimeve. Grantet mund të shpallen nga Ministritë dhe Komunat në Kosovë, Bashkimi Europian si dhe nga OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare.
QËLLIMET & VLERAT
Alfa Projekte është një kompani e specializuar në menaxhimin e projekteve, granteve dhe tenderëve. Qëllimet kryesore përfshijnë ndihmën në zhvillimin ekonomik, mbështetjen e projekteve sociale dhe mjedisore si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Vlerat kryesore janë integriteti, përkushtimi ndaj çështjeve shoqërore dhe mjedisit, inovacioni, bashkëpunimi, dhe përqendrimi në klient.
Jemi për ju
për çdo infomacion që ju nevojitet
Keni ndonjë pytje shtesë?
Informohu më shumë ...
WHEN YOU'RE READY, ALFA PROJEKTE IS READY TOO!
-
Kush shpall grante?
-
Për cilat subvencione mund të aplikoni?
Subvencionet janë transferat që ndihmojnë individët ose ndërmarrjet publike që nuk mund t'i mbulojnë shpenzimet me të ardhurat e tyre, duke siguruar mbështetje financiare nga qeveria. Subvencionet të cilat mund të aplikoni janë subvencione komunale për sektore të caktuara si dhe nga Qeveria e Kosovës si ; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit etj.
-
Cfarë janë procedurat e E-prokurorimit?
Janë procedurat e ndërmarra nga Autoritetet Kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike – të financuara nga buxheti i shtetit – për mallra, punë dhe shërbime. Alfa-Pro ju ofron ndihmë për procedurat e prokurorimit, përgatitjen e dosjeve të tenderit për mallra dhe punë.
-
Mënyrat e pagesës së projekt-propozimit në Alfa-Projekte!
Gjatë përgatitjes së projekt-propozimeve klienti nuk është i obliguar për pjesëmarrje në zyret e kompanisë kurse pjesëmarrja online do të jetë aktive . Klientit/ës i obligohet pjesëmarrja dy herë gjatë procesit duke vazhduar edhe me mënyrat e pagesës të ndara në dy pjesë si :
Pjesa e parë - gjatë dhënjes së idesë dhe të shtjelluar nga stafi duke kryer 50% të pagesës nga shuma totale e projekt-propozimit.
Pjesa e dytë - në dorëzimin dhe aplikimin e projekt-propozimit si dhe ekzekutimi i pagesës së mbetur të cilat mund të kryhen përmes bankës apo cash pagesa. -
Afatet kohore
Afatet kohore për grante mund të ndryshojnë në varësi të institucionëve, organizatës ose programit që ofron grantin specifik. Grantet janë të profileve të ndryshme që kanë afate të ndryshme. Ne si kompani pranojmë klientë për përgatitjen e projekt-propozimeve deri në gjysmën e periudhës së afatit kohor.
Pranimi i dokumentacioneve- të kërkuara nga udhëzuesi i granteve duhet të bëhet në javën e parë nga ana e klientit.
Dorëzimi i projekt-propozimeve - te klientët bëhet në javën e parafundit duke lënë hapësira për shikimin, ndryshimin dhe komentimin e atij projekt-propozimi.
Aplikimi i projekt-propozimeve- për projekt-propozimet që nuk kanë nevojë për ndërhyrje bëhet menjëherë, kurse të tjerat deri në kompletimin e atij projekt-propozimi. -
Përfito konsultë FALAS!
Ne si kompani jemi gjithmonë afër jush duke ju ndihmuar në kristalizimin e idesë suaj. Për të gjithë ju që keni një ide, por nuk dini nga t'ia filloni përfitoni konsultë falas përgjatë ditëve të punës.